Ka qenë pjesëmarrëse e mbledhjeve dhe iniciativave të Këshillit Drejtues të Organizatës “Kosovar Youth Council” si përfaqësuese e qytetit të Prizrenit përgjatë vitit 2018/2019. Balerinë profesionaliste me 11 vite eksperiencë,ka perfunduar shkollën fillore dhe të mesme të baletit.Tani vijon studimet në vitin e dytë akademik të koreografisë në Kolegjin AAB.Pjesëmarrëse e shumë shfaqjeve dhe festivaleve brenda dhe jashtë Kosovës. Perveç punës si asistente,punon edhe si profesoreshë e baletit klasik në shkollën “Mjellmat”-Ferizaj dhe profesoreshë e vallëzimit modern në shkollën “Melody”-Prishtinë.Gjithashtu,ka punuar dhe punon si vullnetare në Festivalet si “Doku Fest” dhe “Zambaku i Prizrenit” dhe Organizatat Jo Qeveritare “Lumbardhi”,”International Organization for Migration” dhe “Environment & community development”.