Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës realizuar nga Këshilli Rinor Kosovar – KYC, Këshilli i Nxënësve të Kosovës – KNK dhe Këshilli Qendror i Veprimit Rinor – KQVR nën aprovim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë rezultatet të cilat do të mund të i analizoni në vijim të raportit:

  1. MAShT të përgatitur në çështje logjistike dhe në ndërmarrjen e masave për eliminim të pengesave;
  2. Shpërndarja e materialeve sensitive bëhet në mënyrë të rregullt;
  3. Vonesat e administrueseve në qendra të testimit, shkaktojnë ngecje të procesit;
  4. Listat e kandidatëve kanë mangësi;
  5. Nxënësit nuk informohen korrektësisht për mbushjen e fletës elektronike;
  6. Nxënësit ndihmohen nga administruesit;
  7. Bashkëpunimi dhe kopjimi dukuri që nuk përmirësohet;
  8. Përgjegjësia e administruesve është shumë e ulët;
  9. Përdorimi i pajisjeve teknologjike ndihmon procesin e kopjimit;
  10. Nxënësit përjashtohen nga procesi i testimit;
  11. Ambienti i mbajtjes së provimit të maturës ka qenë kryesisht sipas standardeve;
  12. Nxënësit paguajnë për të ju nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës;
  13. Nxënësit nuk janë pajisur në kohë me diploma ashtu siç është e përcaktuar me ligj.