Unë jam Besiana Namani , 16 vjeqare nga komuna e Podujevës , nxënëse e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani “, tashmë në klasën e Xl (vitin e dytë) të drejtimit shkenca natyrore . Jam përfaqësuese e shkollës sime, poashtu  përfaqësuese e shkollave të mesme të komunës së Podujevës dhe pjestare e  KNK (Këshilli i nxënësve të Kosovës). Një vajzë shembullore, entuziaste dhe ambicioze, më pëlqen të ndjek trajnime të ndryshme dhe të merrem me aktivitete jashtkurrikulare apo vullnetare. Jam trilinguale e çertifikuar nga kurse të ndryshme. Gjithashtu jam çertifikuar edhe nga trajnimet që kam ndjekur, për arritjet e mia dhe sukseset gjatë viteve. Karakteri dhe egoja e lartë janë gjë që e përbëjnë personalitetin tim e gjithashtu jam shumë e mirë në punën me grupe. Në të ardhmen pretendoj të jem shumë e suksesshme, më pëlqen drejtimi i mjeksisë por jam e aftë edhe në drejtimet tjera , dëshira ime është që në të ardhmen të bëj punë vullnetare, t’iu ndihmoj personave me nevoja, dhe pasi që jam adhuruese e kafshëve, t’iu siguroj strehim atyre. I’u jam falenderuese të gjithëve që ma besuan këtë detyrë me shumë përgjegjësi dhe shpresoj që së bashku të punojmë në kërkesën e nxenësve dhe ta ngrisim sa më lartë nivelin e arsimit.