Jam Granit Tërnava, 32 vjeçar nga Fushë-Kosova. Jam i diplomuar në Shkenca Politike me Master të
specializuar në Shoqëri Civile dhe Zhvillim Lokal. Për më shumë se 8 vite jam pjesë e Fondacionit Politik
Gjerman Konrad Adenauer, në pozita dhe projekte të ndryshme ndërsa që 5 vite në cilësinë e
menaxherit të projekteve. Paraprakisht, kam qenë i angazhuar në organizata në nivelin lokal dhe
promovimin e qeverisjes së mirë në komuna. Njëkohësisht, në faza të ndryshme jam angazhuar në
cilësinë e konsulentit dhe trajnerit në tema mbi qeverisjen lokale, politika të punësimit efektiv, avokimit,
komunikimit publik dhe partive politike. Kam qenë pjesë e KNK’së në periudhën 2005-2007.