Unë jam Arber Jonuzi, nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishtina”, njëkohësisht përfaqësues regjional i Mitrovices.
Kam nderin të përfaqësoj nxënësit e qytetit tim e të flas në emrin e tyre për çdo nevojë/ankesë/kërkesë. Gjatë kësaj kohe, do jap maksimumin tim që të realizohen të gjitha nevojat në mënyrë profesionale duke ndjekur rrugët ligjore, logjikën dhe arsyetimin. Ne jemi gjenerata e së ardhmes, pra pse mos t’i përmirësojmë metodat e së tashmës që të mos përsëriten gabimet e të kaluarës?
Dolli, për një të ardhme sa më të mirë e të suksesshme per të gjithë nxënësit!