Aolta Bajrami e lindur më 03/08/2005 në Ferizaj, është nxënëse në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, shkollimin fillor e ka mbaruar në sh.f.m.u “Gjon Serreçi”
Ajo është një 17 vjeçare ferizajase me ambicie të mëdha për komunitetin e shoqërinë.
Ajo shquhet si një vajzë aktive duke e dëshmuar atë që nga viti 2020.
Në dhjetor të vitit 2020 u bë deputete në organizatën joqeveritare “Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt”. Në maj të vitit 2021, ka marrur pozitë në Kryesinë e Kuvendit të Rinjve të Ferizajt. Pastaj pas angazhimit të saj në tetor të po atij viti është ngritu në pozitën e Sekretares së Kuvendit. Ka vazhduar përgjatë vitit 2021 me aktivitete te shumta, ku pastaj në janar të vitit 2022 është zgjedhur Nënkryetare e Kuvendit të Rinjve të Ferizajt. Vazhdon akoma ta mbajë këtë pozitë deri më tani.
Ka qene vullnetare e javës për të drejtat e njeriut në organizatën Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Ka marrur pjesë në trajnime të ndryshme duke dëshmuar se është aktiviste e zellshme. Është certifikuar nga Erasmus+, e shumë organizata të tjera.
Këtë e ka dëshmuar edhe duke u bërë Kryetare e shkollës.
Recent Comments