Takimi me Ministrin e MASHT, temat e diskutuara dhe marrëveshjet e arritura në këtë takim.

April 23, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami priti në takim Këshillin Rinor Kosovar së bashku me pjesëtarë të Këshillit të Nxënësve të Kosovës dhe Klubit për Arsim më të Mirë.

 

Ky takim nën përmbajtje kishte prezantimin e aktiviteteve që zhvillojnë këto struktura, ku u paraqit dhe draft dokumenti “Qëndrimet e Këshillit të Nxënësve rreth Cilësisë së Arsimit në Kosovë”.

 

Ministri Bajrami në fillim të takimit potencoi që është shumë i kënaqur me punën dhe angazhimin e Këshillit Rinor Kosovar në proceset e ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

 

KYC ndër të tjera, kërkoj që bashkëpunimi të shtrihet edhe në përfshirjen e nxënësve apo përfaqësuesve të tyre në fazat fillestare të ligj bërjes, qoftë ajo në plotësim/ndryshim legjislacioni apo hartim të politikave të reja. Këshilli Rinor Kosovar tenton që fuqizimi i Këshillit të Nxënëseve të Kosovës ta ketë trajtimin e duhur me ç’ rast u kërkua edhe mbështetja e kësaj strukture për funksionim sa më të mirë të saj.

Tutje Ministri propozoi një marrëveshje memorandumi mes KNK dhe MASHT ku do të konkretizohen fushat e bashkëpunimit, si dhe mbështetja institucionale ndaj aktivitetit të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.