Në kuadër të angazhimit tonë për fuqizimin e nxënësve dhe promovimin e përfshirjes në vendimmarrje, po ndajmë “Manualin për Themelimin dhe Funksionimin e Këshillave të Nxënësve”. Ky manual është përgatitur me qëllim që të ofrojë mbështetje për krijimin dhe funksionalizimin efektiv të këshillave të nxënësve në shkollat tuaja.
Manuali është i harmonizuar plotësisht me Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionalizimin e Këshillave të Nxënësve, duke siguruar përputhshmëri me kornizën ligjore dhe praktikat më të mira në këtë fushë.
Materiali përfshin udhëzime praktike mbi:
- Themelimin e këshillit të nxënësve;
- Organizimin e zgjedhjeve dhe fushatave;
- Rolin dhe funksionin e Këshillit të Nxënësve në shkollë;
- Planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve avokuese.
Ne jemi të bindur se ky material do të ndihmojë shkollën tuaj të forcojë pjesëmarrjen e nxënësve në procese vendimmarrëse dhe të promovojë një mjedis më gjithëpërfshirës dhe demokratik.
Ju ftojmë të ndani manualin me stafin dhe nxënësit përkatës dhe të na kontaktoni për çfarëdo pyetje ose mbështetje shtesë.
Dokumenti: KYC_Manual-ALB
Recent Comments