Këshilli Rinor Kosovar në kuadër të aktiviteteve të realizuara bashkërisht me Klubin për Arsim më të Mirë (KAM), në mënyrë që në procesin e krijimit të dokumentit të qëndrimit të përfshijë mendimin e secilës palë me ndikim në cilësinë e arsimit në Kosovë, gjatë periudhës Janar – Qershor 2016 mbajti dhe disa tryeza të rrumbullakëta mbi cilësinë e arsimit.
Njëra ndër këto tryeza kishte për temë “Cilësinë e Arsimit në Kosovë: Perspektiva e të rinjve nga komunitetet”. Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin të rinjtë përfaqësues nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian së bashku me atë Shqiptar me ç’ rast u diskutuan sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë karshi arsimimit në Kosovë.
Në këtë tryezë po ashtu kontribut mjaft të madh dha edhe deputeti përfaqësues i egjiptianeve në Parlament z. Veton Berisha i cili përpos që bashkë me pjesëmarrësit ndau informacione rreth punës të cilën ai po e bën në këtë drejtim, ka dhënë edhe disa rekomandime se si komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian mund të përfshihet në çështje vendim-marrëse.
Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në vazhdimësi të aktiviteteve të përbashkëta po ashtu organizuan edhe një tryezë të rrumbullakët ku të ftuar si panelistë ishin z. Nait Hasani nga Komisioni për Arsim, z. Azem Guri nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Bajram Beqiri nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, ndërsa pjesëmarrës në punëtori ishin edhe pjesëtarë nga komunitetet, nxënës përfaqësues në Këshillin Drejtues të KNK-së si dhe anëtarët e Klubit për Arsim më të Mirë.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i draft dokumentit ”Qëndrimet e Këshillit të Nxënësve rreth Cilësisë në Arsim” i cili ishte i hapur për rekomandime dhe diskutim.
Kjo tryezë ndër të tjera, si rezultat arriti dhe thellimin e bashkëpunimit të Këshillit të Nxënësve të Kosovës dhe institucioneve vendim-marrëse të cilat premtuan që do të punojnë edhe më shumë për të i përjetësuar rekomandimet në të mirë të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.
Tryezë tjetër rrumbullake u organizua në bashkëpunim me organizatën Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC nga Mitrovica e veriut mbi Cilësinë në Arsim në kuadër të Klubit për Arsim më të Mirë (KAM) në mes të dy komuniteteve, atij shqiptar dhe serb të rinj të komunave të Mitrovicës, Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut si dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Nxënësve dhe pjesëtaret e KAM. Kjo tryezë është mbajtur në Mitrovicë.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua mbi temat si Procesi Mësimor, Mjedisi Mësimor si dhe bashkëpunimi në mes të këtyre dy komuniteteve.
Recent Comments