Këshilli Rinor Kosovar me datë 21, 22, 23 Prill në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë bëri administrimin e Testit Hulumtues për Klasat e V-ta në komunën e Kaçanikut, Gjilanit dhe Fushë Kosovës.

 

Qëllimi i këtij testi ishte që të matet niveli arritjes së nxënësve në Gjuhë Amtare dhe Matematikë për këtë nivel të shkollimit. Po ashtu ky test është edhe një parapërgatitje për testin PISA.

 

Paraprakisht administruesit e përzgjedhur nga KYC u trajnuan nga MASHT duke u njoftuar me detyrat e tyre që ata duhet ti respektojnë gjatë administrimit të këtij testi. Në cilësinë e trajnerit ishte z. Mustafë Kadriu udhëheqës i Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim nga MASHT.