Gjatë kësaj periudhe kohore është ri-funksionalizuar Grupi i Monitoruesve të Rinj – YMG. Grupi përbëhet në nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova.
Me qëllim të aftësimit dhe ngritjes së kapaciteteve të këtyre nxënësve është mbajtur dhe trajnimi “Monitorimi i Këshillit Drejtues të Shkollës” ku u trajtuan dy tema “Etika e monitorimit” dhe “Rëndësia e Monitorimit të KDSh-së”. Ky trajnim u mbajt në dy takime të ndara për shkak të numrit të madh të nxënësve të përfshirë në këtë grup.
Pas trajnimeve të mbajtura me Grupin e Monitoruesve të Rinj, tutje u vazhdua puna në teren për të realizuar fillimisht monitorimin e Këshillit Drejtues të Shkollës. Realizimi i monitorimit nuk ka arritur ti përfshij vetëm komunat në të cilat ka pasur mungesë të shkollave të mesme si dhe komunat shkollat e mesme të të cilave nuk mësojnë sipas sistemit arsimor të Republikës së Kosovës (komunat me shumicë serbe).
Pas fazë së monitorimit Këshilli Rinor Kosovar ka vazhduar me përgatitjen e raportit i cili në vete do të përmbaj të dhëna të sakta statistikore të nxjerra gjatë këtij monitorimi e që do të prezantohet në muajt në vazhdim.
Recent Comments