Klubi për Arsim më të Mirë në vazhdimësi të punës mbi hartimin e dokumentit qëndrues mbi Cilësinë e Arsimit në Kosovë në periudhën Janar – Qershor 2016 mbajti një varg takimesh dhe trajnimesh.

 

Ndër aktivitet e para gjatë kësaj periudhe ishte trajnimi me temë “Metodologjia e Hulumtimit dhe Monitorimit” me trajner z. Hajrulla Çeku-n nga organizata “EC MA NDRYSHE”. Ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KAM që të iu shërbej tutje në realizimin e aktiviteteve të këtij grupi.

 

Takimet e radhës shërbyen për përgatitjen e materialeve hulumtuese për debatet Komunale dhe Rajonale të cilat u zhvilluan me nxënës të shkollave të mesme përmes të cilave është krijuar një pasqyrë reale mbi gjendjen e cilësisë së arsimit përgjithësisht. Përpos debateve me nxënës, KAM ka zhvilluar hulumtimin mbi Buxhetin për Arsimin Parauniversitar. Hulumtimi u realizua me hisedarë si Drejtor të DKA-ve dhe Drejtor të shkollave për të kuptuar më tepër se si bëhet ndarja e buxhetit në nivelin Arsimit Parauniversitar në Kosovë.

 

Pas debateve dhe hulumtimeve të realizuara në teren, KAM përmes takimeve të mbajtura hartoi dokumentin e qëndrimit i cili në vete përmban tri tema kryesore: Përmbajtja dhe Procesi Mësimorë, Cilësia e Mjedisit Mësimorë si dhe Buxheti për Arsimin Parauniversitar. Ky dokument është në fazën e fundit të përgatitjes dhe do të lansohet muajt në vijim.