Klubi për Arsim më të Mirë në mënyrë që të mbledh informata sa më reale rreth Cilësisë së Arsimit në Kosovë gjatë periudhës Mars – Prill organizoj debatet Komunale dhe Rajonale mbi Cilësinë e Arsimit në vend.
Debatet ishin të ndara në dy pjesë diskutimi ku trajtoheshin temat “Përmbajtja dhe Procesi Mësimor” dhe “Cilësia e Mjedisit Mësimor”. Kurse në pjesën e dytë bëhej plotësimi i pyetësorit të përpiluar nga KAM dhe i cili shërbente si mjet matës mbi disa fusha të arsimit nga këndvështrimi i nxënësve pjesëmarrës.
Debat me temë të njëjtë u mbajt edhe në komunat me shumicë serbe ku në bashkëpunim me organizatën Communication for Social Development – CSD nga Graçanica në mes të dy komuniteteve, atij shqiptar dhe serb të rinj të komunës së Graçanicës.
Debati solli në pah tema diskutimi rreth problematikave dhe sfidave me të cilat ballafaqohen të dy komunitetet në shkollat e tyre. Rekomandimet e nxjerra do të përshtaten dhe gjejnë zbatim edhe në dokumentin “Qëndrimet e Këshillit të Nxënësve të Kosovës rreth Cilësisë së Arsimit në Kosovë”.
Recent Comments