Monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës realizuar nga Këshilli Rinor Kosovar – KYC, Këshilli i Nxënësve të Kosovës – KNK dhe Këshilli Qendror i Veprimit Rinor – KQVR nën aprovim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë rezultatet të cilat do të mund të i analizoni në vijim të raportit:
- MAShT të përgatitur në çështje logjistike dhe në ndërmarrjen e masave për eliminim të pengesave;
- Shpërndarja e materialeve sensitive bëhet në mënyrë të rregullt;
- Vonesat e administrueseve në qendra të testimit, shkaktojnë ngecje të procesit;
- Listat e kandidatëve kanë mangësi;
- Nxënësit nuk informohen korrektësisht për mbushjen e fletës elektronike;
- Nxënësit ndihmohen nga administruesit;
- Bashkëpunimi dhe kopjimi dukuri që nuk përmirësohet;
- Përgjegjësia e administruesve është shumë e ulët;
- Përdorimi i pajisjeve teknologjike ndihmon procesin e kopjimit;
- Nxënësit përjashtohen nga procesi i testimit;
- Ambienti i mbajtjes së provimit të maturës ka qenë kryesisht sipas standardeve;
- Nxënësit paguajnë për të ju nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës;
- Nxënësit nuk janë pajisur në kohë me diploma ashtu siç është e përcaktuar me ligj.
Recent Comments