KYC shpall hapjen për aplikime për përpilues të raportit mbi monitorimin e Kuvendeve Komunale të Kosovës nga “Grupi i monitoruesve të rinjë” të KYC-it.
– Detyrat e përpiluesit/es:
a) Vendosja e të dhënave nga raportet në sistem;
b) Shkrimi i raportit;
c) Lektorimi;
d) Bashkëpunimi me staf rreth shkrimit të raportit;
e) Takime të rregullta javore me stafin e KYC.
– Kriteret për aplikim:
a) Të paktën diplomë Bachelor në shkenca sociale.
b) Të paktën (1) një vit eksperiencë me shkrime akademike.
c) Të paktën (1) një vit eksperiencë pune në fusha relevante.
d) Të paktën (1) një vit eksperiencë me mbledhjen dhe organizimin e të dhënave.
e) Person me motiv dhe interes në këtë fushë.
Të gjithë të interesuarit të aplikojnë në këtë email: kyckosova@gmail.com ; Me subject: ‘KYC: Aplikimi për shkrim të “Raporti mbi monitorimin e Kuvendeve Komunale”, duke dërguar CV-në dhe një letër motivuese deri më 21 Korrik 2022.
LINKU: Terms of Reference
Recent Comments