KNK dhe KYC për të dytin vit me radhë kanë monitoruar punën e Këshillit Drejtues të Shkollës, si organ vendim-marrës i rregulluar me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, neni 17.

 

Fokusi kryesorë i monitorimit është përfaqësimi i nxënësve në këtë organ, përmes përfaqësuesve të nxënësve, përkatësisht Kryetarit/es të Këshillit të Nxënësve të Shkollës. Monitorim është pjesë e programit vjetor të KNK-së i përpiluar dhe miratuar më 2 shkurt 2013në tryezën punuese nga ana e Këshillit Drejtues të KNK-së. I njëjti monitorim është bërë dhe në vitin shkollor 2011/12 duke përfunduar me një raport i cili iu është përcjellë organeve kompetente dhe iu është prezantuar të gjithë anëtarëve të KNK-së.

 

Gjithashtu i njëjti monitorim është realizuar në vitin shkollor 2010/11, por në këtë periudhë në fuqi ka qenë Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesme dhe metodologjia e përdorur ka qenë më e ndryshme se metodologjia e përdorur në monitorimet e fundit.

 

Në këtë raport është shpjeguar rëndësia e formimit, funksionimit dhe monitorimit të Këshillit Drejtues të shkollës si organi më i lartë vendim-marrës brenda shkollës, metodologjia e përdorur në monitorim, rezultatet e dala nga monitorimi të shoqëruara me statistika dhe në fund të raportit do paraqesim konkluzionet e arritura me këtë monitorim të shoqëruara me rekomandime përkatëse.

 

Këshilli i Nxënësve të Kosovës e ka statutin e vet dhe strukturën e brendshme ekzekutive. Si e tillë është krijuar nga Këshilli Rinor Kosovar (OJQ) me mbështetje të UNICEF dhe MASHT në vitin 2006 Momentalisht ky projekt ka përkrahje financiare nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)- i financuar nga Zyra Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).