Këshilli Rinor Kosovar ka realizuar me sukses projektin “Fuqizimi i një gjenerate të re në shkolla të mesme të Kosovës” në mbështetje të SCO-K dhe menaxhuar nga KCSF. Në kuadër të këtij projekti KYC ka arritur të fuqizoj rolin e nxënësve ndaj ngritjes së cilësisë së arsimit duke ndikuar në procese vendim-marrëse dhe duke iniciuar kërkesën për llogaridhënie.
KYC duke parë nevojë për përmirësim të gjendjes së edukimit në vendin tonë dhe për të arritur fuqizimin e nxënësve karshi politikave shkollore, ndër të tjera ka themeluar dhe funksionalizuar që nga viti 2005 strukturën me rol shumë aktiv Këshillin e Nxënësve të Kosovës – KNK e cila është strukturë përfaqësuese e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të gjitha komunave në vend.
Përveç kësaj, KYC ka themeluar Klubin për Arsim më të Mirë- KAM i cili shërben si organ këshillëdhënës i KNK-së. KAM ka qenë i përbërë nga hisedarë të ndryshëm siç janë nxënësit, studentët, mësimdhënësit, prindërit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspert të jashtëm të arsimit të cilët bashkërisht kanë punuar në monitorim dhe zhvillim të politikave arsimore karshi nevojave të nxënësve.