Filluan trajnimet në kuadër të projektit “Building a generation of impact through Student Council”

April 24, 2017

Këshilli Rinor Kosovar filloj sot fazën e parë të trajnimeve në kuadër të projektit "Building a generation of impact through Student Council" i financuar nga GIZ. Në këtë fazë po mbahet trajnimi "Menaxhimi dhe Udhëheqja" i cili ka për qëllim informimin e nxënësve mbi dallimin mes Menaxhimit dhe Udhëheqjes.

 

Shkollat të cilat i vizituam ishin "Elena Gjika" dhe "Teuta" në komunën e Prishtinës.

 

Trajnimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe pjesë do të jenë rreth 40 shkolla të vendit.

 

Projekti ka për qëllim krijimin dhe forcimin e Këshillave të Nxënësve brenda shkollave fillore të Kosovës.