Kjo broshurë ka ofruar një mori teknikash dhe mënyra për të krijuar një pasqyrë të punës së organizatës, partnerëve dhe ka qartësuar atë se çfarë Këshilli Rinor Kosovar ka bërë në mënyrën e duhur dhe cilat janë disa boshllëqe. Gjithashtu ka ndihmuar të qartësohet identifikimi i fushave me rrezik të mundshëm. Analiza e aktorëve kyç ka dhënë një ide se kush ka interes në suksesin e zhvillimit të standardeve për mbrojtjen e fëmijëve. Këto rekomandime mund të përmbledhen në raport duke dhënë informata rreth çështjeve të caktuara, hapat e mëtutjeshëm dhe implikimet e mundshme të resurseve.